Kryeministria ka reaguar në lidhje me lajmin se kreu i qeverisë, Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në QSUT ditën e sotme.

Në reagim konfirmohet shtrimi në spital i Ramës, teksa shpjegohet se ai po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike. Sipas Kryeministrisë, pas ndërhyrjes, Rama pritet ta kalojë natën e sotme në spital.

Reagimi i plotë nga Kryeminsitria:

Në lidhje me pyetjet dhe kërkesën tuaj për informacion për ndërhyrjen kirurgjikale të Kryeministrit Edi Rama ju bëjmë me dije se:

Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale.

Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT.