Teksa kryeministri Edi Rama ndodhet në Zvërnec, aty ku po bisedon me banorët e zonës, protestuesit në Tiranë vijojnë grumbullimin për të gjashtën ditë.
Ata kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, e më pas do të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë.
As këtë herë nuk kanë munguar pankartat dhe thirrjet e protestës për kundërshtimin e projektit të Zvërnecit./ TCH
