Kryeministri Edi Rama ka theksuar sot se do të konfiskohen të gjitha objektet në të cilat është shkelur leja e ndërtimit përtej 2%-it të kufirit të parashikuar në leje.

Rama u shpreh se paligjshmëria nuk është e pjesshme dhe se ndërtimi i volumeve shtesë për qëllim fitimi bëhen në vetëdije dhe janë një shkelje në vazhdim e ligjit. Ai theksoi sërish se kalimi i kësja mase do të kalojë të gjithë objektin në dyert e shtetit. 

“Do të sqarojmë përfundimisht edhe aspektin me të cilin kanë luajtur shumë njerëz të sistemit të drejtësisë, që kanë mbajtur anë e kanë shkelur edhe të ligjshme edhe të ndërlikuara, kur vjen puna te shkelja e lejes së ndërtimit me 2% të kufijve të lejes. 2% është krejtësisht e arsyeshme që është edhe në vende të tjera të botës, por kur ky 2% kapërcehet, kjo do të provokojë sekuestrimin e menjëhershëm të të gjithë ndërtimit, jo të një pjese. Paligjshmëria është e plotë sepse shkelje në ndërtim dhe ndërtimi i volumeve shtesë për qëllim fitimi bëhen në vetëdije dhe janë një shkelje në vazhdim e ligjit. Kjo do të sjellë kalimin menjëherë të asaj prone në dyert e shtetit”-tha Rama.