Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se vizita e tij në Vatikan për takimin me Atin e Shenjtë ka nisur sot nga Genazzano, në bazilikën e famshme ku ndodhet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, e njohur edhe si Regina di Albania, Mbretëresha e Shqipërisë.

Rama thekson se që prej vitit 1467, kur shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë u vendos në këtë bazilikë mbi një copë muri të shkëputur nga Kisha e Shkodrës, asnjë kryetar shteti apo qeverie shqiptare nuk e kishte vizituar më parë këtë vend të shenjtë. Kryeministri shton se veprimi i parë i Papa Leonit XVI, menjëherë pas zgjedhjes së tij, ishte pikërisht një vizitë lutjeje në Genazzano, pranë Zojës së Këshillit të Mirë.

Postimi i Ramës:

VIZITA NË VATIKAN për takimin me Atin e Shenjtë, nisi sot nga Genazzano, në bazilikën e famshme, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467⛪️

Që nga ajo kohë asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar, e ku kanë kryer vizita e rite thuajse të gjithë Papët e Romës. Gjëja e parë që bëri edhe Papa Leoni XVI sapo u zgjodh, ishte të vinte e të lutej në Genazzano te Zoja e Këshillit të Mirë, e cila thirret edhe Regina di Albania – Mbretëresha e Shqipërisë