Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar lidhur me njoftimet e kryeministrit Edi Rama për naftën e gjetur në Shpirag.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Shehu është shprehur se Rama kërkon të induktojë eufori njësoj si Enver Hoxha.

Sipas tij, ky lajm për naftën në Shpirag është një gënjeshtër për të shtyrë kohën.

Ai shton se Shqipëria ka shumë pasuri natyrore, por sipas tij, është varfëria shpirtërore e regjimit, vizioni primitiv anadollak i tij dhe shteti i inkriminuar e i korruptuar që sjellin prapambetje ekonomike.

Reagimi i Shehut:

Rama kerkon te induktoje eufori te shpifur, si Enveri!

“U gjet nafte ne Shpirag, shpetuam”, genjeshter per te “shtyre” kohen!

Shqiperine nuk e shpeton „nafta“, por demokracia e lufta e korupsionit!

Midis vendeve tejet te varfera jane dhe shume nga ata me pasuri te medha natyrore:

Nafte, diamante, minerale etj etj,

Por me privime ne demokraci, te drejtat, lirite.

Me korrupsion galopant si Shqiperia ata.

Dhe Shqiperia eshte tejet e pasur me ujra, klime, pozicion gjeografik, etj.

Por fatkeqesisht tejet e varfer, si pasoje e nje rregjimi shtypes, pa vizion zhvillues.

Si pasoje e nje kriminaliteti e korrupsioni bllokues.

Me nje qeverisje me fytyre nga Lindja, ku mund te mbijetojne rregjime te tilla.

Ku fatkeqesisht popuj ne varferi e diskriminim i “durojne” ata mbi “kurriz”!

Nuk jane “varferite” natyrale, qe na kane cuar ne “varferi” kombetare.

Te tilla kemi!

Eshte varferia shpirterore e rregjimit, vizioni primitiv anadollak i tij, shteti i inkriminuar e i korruptuar tipik per te tilla rregjime…

Qe kane shkateruar dhe “boten” shpirterore, intelektuale, vlerat pervec ekonomise se shqiptareve.

Nafta shume mire qe zbulohet, uroj te jete e vertete.

Por ajo do tu sjelle begati shqiptareve aq sa u solli „nafta“ e Enverit!

Nafta, pasurite natyrore, nuk sjellin jete me te mire po nuk u shemb me pare ky rregjim, po nuk u ndertua shteti i te drejtes, lirite e vlerat perendimore.

Ndryshe mund te ndodhe edhe me keq…

Propagandat e arkaike, tipike enveriste a Gebelsiane te Rames jane thjesht..

Nje droge per te turllosur njerezit, per te pare “endra” me sy hapur!

“Per te shtyre kohen”, sic i thone.

Vendet me te pasura ne bote jane ato, qe kane ndertuar demokraci, lirite, luftuar korrupsionin, edhe kur nuk kane nafte, minerale etj!