
Kryetari demokrat Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk është fajtor për pandeminë Covid-19, por është përgjegjës për dështimin në menaxhimin e situatës.
“Nuk ka faj kryeministri për pandeminë, por për mënyrën si është menaxhuar situata deri më sot. Është përgjegjës për mosnxjerrjen e mësimeve për atë që duhet bërë tani e tutje.
Një pjesë e madhe e qytetarëve vuajnë nga gjëra elementare, biznesi është zhytur në krizë dhe kjo shton problemet sociale. Ndërkohë që qeveria nuk ka përgjigje për të situatë.
Detyra jonë nuk është vetëm të tregojmë problemet, por edhe për të prezantuar planin me 5 hapa kundër krizës”, deklaroi Basha