
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa pamje nga “Rruga e Arbrit”. Kreu i qeverisë thekson se po vijon puna me ritme të larta për realizimin e një prej projekteve më madhore.
“MIRËMËNGJES dhe me pamjet më të fundit të punës në RRUGËN E ARBËRIT, ku puna vijon me ritme të larta e deri sot është realizuar 60% e projektit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.




