Ish-prokurori Ervin Karanxha dha mendimin e tij në emisionin “Shqipëria Live” për rrugët ligjore që do ndiqen lidhur me pezullimin e zv.kryeministres.
Ai shpjegoi se kjo çështje mund të ndiqet edhe ngavetë zv.kryeministrja por edhe nga kryeministri Rama.
Kryeministri dha deklaratën ditën e sotme se vendimi i GJKKO do të respektohet por do shkojë në Kushtetuese, sipas Karanxhës kjo u bë që qytetarët të kuptojnë se vendimi duhet zbatuar dhe nëse ti do mund të ndjekësh rrugët e tjera ligjore.
“Në Kushtetuese, ndjekja bëhet nga vetë personi, pra Balluku ose vetë kryeministri. Rama do të zbatojë vendimin e gjykatës, por do ta dërgojë në Kushtetuese. Kjo duhet kuptuar nga qytetarët: vendimi i gjykatës duhet zbatuar dhe rrugët ligjore ndiqen.
Balluku mund ta ndjekë këtë proces, duke pasur parasysh apelimin në Gjykatën e Lartë, pastaj në Kushtetuese. Nëse ka konflikt pushtetesh dhe diskutime mbi ndërhyrjen e një pushteti në një tjetër, mund të drejtohet direkt në Kushtetuese për të vlerësuar nëse ka cenim të një pushteti ose, siç u diskutua, mund të përfshihet edhe në një çështje të mundshme grushti shteti.
Kushtetuesja është ajo që jep vendimin përfundimtar. Kjo është hera e parë që ngritet një çështje e tillë, siç është një shkarkim i mundshëm në Kushtetuese.”, përfundoi Karanxha.
