Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fushatës në Durrës ditën e sotme premtoi se me ndërtimin e portit në qytet do futen në punë mijëra njerëz.

Ai tha se duhet të besojnë në projektin gjigand në Durrës, që do jetë më i madhi në Mesdhe.

“Nëse fitojnë ata ta harroni Dubain në Durrës, prandaj votoni për këtë projekt të madh. Se do vijnë ata në Shqipëri.

Kur t’shohin mish të freskët këtu do i thonë Nusretit s’du me t’pa me sy.

Jo vetëm do bëhet porti më i madh i Mesdheut por aty duhen mijëra e mijëra forca punëtore dhe ne menjëherë do hapim shkollën profesionale për të rinj e të reja që do fillojnë punë aty.

Në Portoromano do ndërtohet tregu i madh, që gjithashtu kërkon forcë punëtore,” tha Rama.