“Kemi partnerë strategjikë që do hedhin 4 mld euro këtu, jo si ndërtues që ndërtojnë, shesin e ikin, por si pronarë të terrenit, të cilit e kanë blerë me para, të mbikqyrura në mënyrë strikte nga ne për pastërtinë e parave, euro për euro. Dhe jo nga Izraeli, e as nga Katari. Si mund të jem unë kundër jush e kundër vetes? Si ndodh kjo? Gazetat greke janë mbushur sot me kauzën tuaj, a ka diçka që nuk shkon?

Apo u gjet tradhtari i atdheut dhe ky na qenka kryeministri juaj? Këto më kanë bërë t`ju përulem thellë e të më bëjnë që të iki në fshat e t`ju lë në duart e të tjerëve, por kam zgjedhur të bëj atë që bëj gjithmonë, t`ju udhëheq drejt asaj Shqipërie që ju doni dhe unë dua. Unë dua ta bëjmë Shqipërinë që të ketë destinacionin më të bukur të Mesdheut dhe ky projekt është pjesë e kësaj përpjekje. Ju kam thënë se nuk do ju tradhëtoj kurrë. Juve ju kanë manipuluar duke shfrytëzuar atdhetarinë, dhe se si ju kanë kthyer në pjesë të një kurthi që i ngrihet kësaj partie dhe mua që prej ditës së parë, por që në këtë rast është një kurth për të ardhmen e Shqipërisë, unë kështu e shoh…”