Kryeministri Edi Rama në nisje të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ditën e sotme foli edhe për sezonin veror që vendi ynë la pas me një bum turistësh.

Ai u shpreh se çdo qytet ka thithur turistë. „Patëm një pushtim turistësh këtë vit, shtëpi më shtëpi e rrugë më rrugë, me çdo shtëpi të kthyer në Air BnB të mbushur,“ tha Rama.

Ai gjithashtu përmendi fluksin e turistëve në Tepelenë ku nuk gjehej vend i lirë.

„Kur i thosha njerëzve se do ta transformojmë Tepelenën vetëm Tërmeti më besonte, por tani që e panë, as nuk i shkonte nëpër mend,“ u shpreh kreu i qeverisë duke iu referuar kryetarit të bashkisë, Tërmet Peçi.