Avokati Spartak Ngjela ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News për të folur në lidhje me ngjarjet e fundit. Përveç çështjeve të tjera të diskutuara në intervistë, Ngjela ka diskutuar edhe në lidhje me vizitën e kryeministrit Rama me shqipëtarët e diasporës, në Athinë.

Në vizitën e Ramës në Athinë u përmend edhe çështja çame dhe ligjet e luftës. Ngjela e ka nisur intervistën duke ngritur një pyetje si çështje dyshuese në lidhje me vizitën e kryeministrit. Ai ka ngritur dyshim se pse Rama zgjodhi të fliste apo të cekte atë çështje në këtë moment. Avokati ka pohuar në intervistë një fakt që kryeministri në intervistat e tij ka kaluar në patriotizëm shqiptar. 

Në vizitën e parë të cilën Rama kreu në Çamëri sipas Ngjelës ishte kërkesë e Amerikanëve. Gjatë vizitës së tij në Athinë, Rama ka goditur ashpër duke përmendur Çamërinë dhe nuk ka përmendur krimet që ju janë bërë shqiptarëve. Ngjela ka përmendur edhe faktin se grekët i kanë dëbuar çamët nga trojet e tyre shqiptare duke i kthyer disa në Shqipëri dhe një pjesë tjetër në Turqi por theksoi se grekët nuk kanë guxuar të prekin trojet e tyre sepse e dinë që ata do të kthehen.

 Avokati ka shtuar se fakti që kryeministri zgjodhi të fliste tani në lidhje me çështjen çame është për faktin se po lind një interes për t’u marrë Çamëria. “A do t’a ngrejë si çështje Rama që do t’i kthejë Rama çamët në trojet e tyre Shqiptare? A do t’a marri Washingtoni si iniciativë brenda optikës së tij për krimin e Shqipërisë etnike? E ka optik Washingtoni, Shqipërinë etnike kjo as diskutohet. Kanë qenë dy qendra goditje ndaj Shqipërisë, Kosova dhe Çamëria. Kosovën e morën tani lind problemi se Rama tregoi që po fillon çështja çame” tha Ngjela.

Ai tha se nuk i dihet çfarë do të ndodhë pasi njëherë kur kryeministri ka përmendur çështjen e çamërisë grekët sollën ushtrinë. Por në momentin kur është njoftuar kryeministri francez Tsipras ai ka reaguar duke thënë se është gjak shqiptari dhe mbiemri i tij ishte me origjinë shqiptare, “Rakia”.