14915435_10154163164246523_8788410366659794187_nKryeministri Edi Rama ka përshëndetur lumturimin e 38 martirëve të Kishës Katolike, të cilët, siç thotë ai, u bënë pre e dhunës dhe shfarosjes së regjimit totalitar.


“Sot, nëpërmjet lumnimit të 38 klerikëve, rregulltarëve dhe laikëve të Kishës Katolike, naltësimi i besimit të martirëve shqiptarë prek çdo altar, në çdo kishë të botës. Prej kësaj dite, emri i secilit prej tyre është gdhendur përjetësisht në kalendarin liturgjik, duke naltësuar përnjimend edhe emrin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve.


Falënderoj autoritetet kishtare për celebrimin e denjë dhe për mirënjohjen publike ndaj mbështetjes së shumanshme të qeverisë për atë që ai e quan një detyrë morale të patjetërsueshme.  Kujtim të amshuar të lumëve martirë të Shqipërisë: “In memoria aeterna erit iustus; ab auditione mala non timebit” Ps. CXI”, shkruan Rama në postimin e tij.


6 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)