Kryeministri Rama përfaqësoi Shqipërinë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Uashington.

Gazetari Bledar Koka tha në “Top Story” se Rama po e përdor takimin e tij me Trump për të vendosur fatin e tij politik. Nga ana tjetër, ministri Pirro Vengu u shpreh se Rama, në fjalën e tij, përfaqësoi përveç Shqipërisë, ashtu edhe Kosovën, me deklaratën e tij kundër Prokurorisë së Hagës sa i përket gjyqit për ish-krerët e UÇK-së.

Pjesë nga debati:

Iljazaj: Mos na trego ne politikën shqiptare se si e përdor marrëdhëniet me SHBA-në. Politika shqiptare gjithmonë i ka përdorur. Patjetër që Rama po e përdor. Opozita ka tre vite që e përdor Trumpin.

Koka: Për çfarë po e përdor? Sepse nëse fati politik i Edi Ramës është më i rëndësishëm se i gjithë fati i Shqipërisë, atëherë ky është problem më i madh. Pyetja është, vajtja e Ramës dhe shtrëngimi i duarve dhe ato 47 sekondat me Osmanin dhe Trumpin do ta frenojnë punën e SPAK-ut apo do ta nxisë?

Iljazaj: Nga pyetja e fundit shkove te e para.

Vengu: Ato sekonda, shërbyen për të vendosur në tryezën e Bordit të Paqes çështjen e asaj paturpësie që po ndodh në Hagë, e cila është një çështje kombëtare.

Koka: Më fal, edhe si e zgjidhim ne këtë? Asnjë nuk ngriti çështje personale aty.

Vengu: Bordi i Paqes është ndërtuar në këtë lloj mënyre, një mekanizëm fleksibël. Mos e neglizhoni faktin që Shqipëria dhe Kosova janë aty. Bordi i Paqes nuk është Bordi i Gazës. Ka nisur me Gazën, por synimi është rikthimi i paqes edhe në vende të tjera. Ju thoni që Bordi i Paqes shërben për çështjet e drejtësisë.

Koka: Mendon se ishte i sinqertë Rama në të gjithë fjalimin e tij? A është për ndonjë gjë të sinqertë ky njeri? Kryeministri nuk është vetëm politikan, është edhe një lider, është edhe një burrë shtetit.

Vengu: Ai foli në emër të Kosovës, në emër të Shqipërisë.

Koka: Pse, çfarë tha në emër të Kosovës?