Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar mëngjesin e kësaj të mërkure pamje nga kantieri i punës për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës.
Kreu i qeverisë shprehet se punimet kanë ecur me ritme shumë të mira dhe realizimi fizik ka arritur në masën 50 për qind.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe nga kantieri i punës për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, Faza II, ku punimet kanë ecur me ritme shumë të mira e tashmë realizimi fizik ka arritur në masën 50%, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.
