Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish pamje nga Banjat e Bënjës, duke i cilësuar ato si “pasqyrë e realitetit të punës së përkushtuar për Shqipërinë turistike”.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkroi: “Mirëmëngjes dhe me Ujërat Termale të Bënjës, pasqyrë e realitetit të punës së përkushtuar për Shqipërinë Turistike, ju uroj të diel të qetë”.
Reagimi i kreut të qeverisë vjen pas debatit të krijuar ditët e fundit në rrjet lidhur me ndërhyrjet në zonën turistike të Përmet.
Më herët, Rama ka deklaruar se projekti në Bënjë nuk synon shkatërrimin e zonës natyrore, por rigjenerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës për vizitorët dhe turistët.
