Avokati Rezart Kthupi ishte i ftuar sot në emisionin “Breaking”, ku foli për zhvillimet e fundit politike në vend.

Sipas avokatit, ekziston një marrëveshje e fshehtë mes PS dhe PD, ku përfshihet dhe vendimi për përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi. Sipas avokatit, përjashtimi u bë për të justifikuar nisjen e bojkotit të PD nga parlamenti.

“Gjithçka është pjesë e një skenari. Berisha u përjashtua në mënyrë që PD të fillojë bojkotin e Parlamentit. Ky bojkoti është njësoj si lufta me fishekzjarrë në Parlament që nisi në 2023. Ka filluar në të njëjtën kohë, në të njëjtën periudhë, për të njëjtat gjëra. Edhe atëherë u kërkuan dy komisione që PS nuk ua dha. Shpallën luftë parlamentare.

Këtë herë përjashtohet Berisha nga Kuvendi dhe fillon dhe një herë bojkoti parlamentar. Kështu i lihet fusha e lirë Partisë Socialiste që të miratojë çfarë do ligji që dëshiron sepse nuk ua ka më nevojën me numrat që ka as për fasadë. Kështu bëhet ky skenari dhe në fund të vitit do shohim që do ketë ndonjë marrëveshje tjetër për ndryshime kushtetuese. Do bëjnë Ramën president, imun nga ligji penal, do bëjnë Berishën senator, imun ndaj ligjit penal”- tha ai.