Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, po zhvillon ditën e sotme një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi në godinën e qeverisë mes ambasadores së re të Bashkimit Europian dhe kryeministrit Rama ka nisur prej rreth një ore.

Sofia Moreira de Sousa nis zyrtarisht detyrën si ambasadore e Bashkimit Europian në Shqipëri, pas përfundimit të mandatit të Silvio Gonzatos. 

“Mirëseardhja në Tiranë e ambasadores së re të Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa”, shkruan Rama në rrjetet sociale.