Kryeministri Edi Rama priti këtë të premte në Kryeministri Presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.
Gjatë takimit, palët diskutuan mbi bashkëpunimin politik dhe ekonomik, si edhe mbështetjen e vazhdueshme të Lituanisë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Një nga temat kryesore të bisedimeve ishte edhe zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, proces për të cilin Lituania ka shprehur mbështetje të fortë, veçanërisht në kuadër të Presidencës së saj të ardhshme në Këshillin e Bashkimit Europian gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2027.
Takimi konfirmoi vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Lituania, si dhe për avancimin e agjendës europiane të rajonit.
