Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar fotot nga fjalimi i fitores që mbajti pasditen e së mërkurë në Sheshin Skënderbej.
Kreu i qeverisë publikoi imazhe krah familjes teksa dilte nga selia rozë, si edhe në Sheshin Skënderbej teksa feston fitoren me simpatizantët e PS-së.
Rama u drejtohet duke thënë që “falenderimi kurrë s’mjafton për privilegjin e gjithë këtij besimi”.
“MIRËMËNGJES 🇦🇱 dhe me falenderimet që kurrë s’mjaftojnë për privilegjin e gjithë këtij besimi, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan kryeministri Rama.