Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga dita e parë e Konferencës së Dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, që po zhvillohet në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë bëri të ditur se në këtë aktivitet janë mbledhur mbi 600 investitorë nga Europa dhe rajoni, së bashku me përfaqësues të rëndësishëm të politikës europiane dhe ekonomistë të njohur.
Në pamjet e publikuara shfaqen momente nga zhvillimet e ditës së parë të konferencës, e cila do të vijojë edhe sot me diskutime, takime pune dhe pjesëmarrjen e të ftuarve të tjerë.
Konferenca synon të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin ekonomik mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke vënë në fokus mundësitë e reja të investimeve dhe partneritetet mes investitorëve europianë dhe rajonalë
