Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të hënë pamje nga kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar, duke theksuar përparimin e punimeve.
Në postimin e tij, Rama shkruan se në kantier punohet çdo ditë për t’i dhënë jetë një godine që pritet të bëhet një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e kryeqytetit. Ai e përshkruan ndërtesën si një ikonë të artit dhe kulturës në zemër të Tiranës.
“Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar, ku punohet çdo ditë për t’i dhënë jetë një godine që do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës dhe ikonë e artit dhe kulturës mu në zemër të kryeqytetit”, shkruan kryeministri.