Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga takimi me reperin e njohur amerikan Kanye West, i cili pritet të performojë mbrëmjen e sotme në Tiranë.

West vizitoi ambientet e Kryeministrisë, ku u prit nga kryeministri Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe.

Gjatë vizitës, kreu i qeverisë i prezantoi artistit ambientet e institucionit, ndërsa në videon e publikuar shihen momentet e pritjes dhe bisedës mes tyre.

Kanye West ndodhet në Shqipëri në kuadër të koncertit të tij, i cili do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë.