Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga veliera në Durrës, duke e konsideruar një shembëlltyrë tërheqëse të turizmit.

“MIRËMËNGJES 😊dhe me mendimin e kohës së madhe të çuar dëm nga gjithëfarë të varfërish nga mendtë e kokës, që nuk lanë dy gurë bashkë për ta penguar këtë vepër të bukur urbane të arkitektit të mirënjohur Marco Casamonti, e cila tanimë është në detajet e fundit teknike, si një shembëlltyrë tërheqëse e Durrësit Turistik 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.