Kuvendi i sotëm është shoqëruar me debate të shumta dhe përplasje mes maxhorancës dhe opozitës.

Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka reaguar pas gjuhës së përdorur nga kryeministri Rama në seancën e sotme të parlamentit, ku ndër të tjera vetë deputetin e quajt “gjel deti”.

Sipas Sulës, të gjithë këto kryeministri i bën për të zhvendosur vëmendjen e rikthimit të deputetit Alqi Bllako në burg. Sipas deputetit të PD, buxheti 2023 pasuron klientët e qeverisë dhe nuk bën asnjë ndihmë për qytetarët.

REAGIMI I DEPUTETIT DASHNOR SULA

Kryeministri me ministra e deputet në burg bën moral në Parlament.

Për të zhvendosur vëmendjen e rikthimit të deputetit të tij në kokërr të burgut për aferën e inceneratorëve.

Për të zhvendosur vëmendjen nga votimi dhe rezultati qesharak i kalimit me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes që i vjedh qytetarëve të Durresit pronat.

Për të zhvendosur vëmendjen nga një buxhet që pasuron klientët e qeverisë dhe zero rritje per pensionistët.

Kryeministri erdhi sot në parlament me një fjalor rruge, një fjalor që do ta kishin zili edhe ata kriminelët që ndajnë qelinë me ministrat dhe deputetët e tij.

“Të mbaruar, të pafytyrë. Dërr-Dërr. Bedela. Laxhore lagjesh.” kjo ishte fjala e Ramës.