Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra ndaj Partisë Demokratike, duke e akuzuar atë për nxitjen dhe organizimin e dhunës gjatë protestave të fundit në Tiranë. Në një postim në Facebook, Rama e cilëson PD-në si “mëma e dhunës”, duke pretenduar se pas episodeve të shkatërrimit dhe përplasjeve në kryeqytet qëndrojnë persona të maskuar, të cilët janë paraqitur si studentë.

“Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse ‘studentëve’ bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban…”, shkruan Rama