Kryeministri Edi Rama është rikthyer sërish në kryeministri, pas mbledhjes së qeverisë. Ndërkohë, zv.kryeministrja Belinda Balluku vijon të prej më shumë se 4 orë, që kur nisi mbledhja e qeverisë, të qëndrojë në zyrën e saj në kryeministri.
Edhe pse mbledhja e qeverisë përfundoi, kryeministri dhe ministrat u larguan, numri dy i qeverisë vazhdon të jete ende aty. Pas Rama është rikthyer në Kryeministri, ka qëndruar brenda në makinë për rreth 15 minuta duke folur në telefon.
Ndërkohë nga ana tjetër është mbledhur në kryesinë e Kuvendit Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për të diskutuar kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës
