I ftuar në emisionin Breaking në Top News ishte deputeti i PD Luçiano Boçi. Ai foli rreth seancës në Kuvend e cila një ditë më parë u shkëput nga një kaos i shkaktuar na deputetë të PD ku hodhën Kushtetutën dhe shishe uji drejt kryeministrit Rama.
Ditën e sotme dy deputetët u përjashtuan për 10 ditë nga Kuvendi për shkelje etike. ndërkohë deputeti theksoi se “zhurma” e krijuar në Kuvend u shkaktua si pasojë e provokimit të “Diellës”. Sipas tij asgjë jonormale nuk ndodhi thjesht deputeti Gazmend Bardhi kërkoi fjalën dhe nuk iu dha. Deputeti akuzoi se faji ishte i vetë kryeministrit Rama se vetë ai shkeli rregulloren dhe nukparaqiti programin e tij.
” Është reagim etik të kërkosh fjalën si deputet, dhe në momentin kur kjo të mohohet, reagimet janë të natyrshme.
Unë dhe kolegët kërkuam fjalën. Ishte një provokim i qëllimshëm. Nuk mundet që Kryeministri të dalë dhe t’i japë fjalën një realiteti virtual “Diellës”, i cili është në shkelje të Kushtetutës. Ishte provokim që në prezantim, jo më në sallën e Parlamentit. Ishte një provokim i pastër.
Ky përpiqet të kthejë në votë vlerësimin për një strukturë që nuk është miratuar. Ai vendos se kush është kryetari i Parlamentit, vendos strukturën, dhe tani përcakton edhe të tjerat!
Për çfarë etike flet ai? Pse përjashtoi dy deputetë? Ai vetë ishte i pari që shkeli rregulloren, sepse kishte frikë të paraqiste programin e tij. A ka reaguar opozita më parë? Po, ka reaguar. Edhe Partia Socialiste ka reaguar kur ishte në opozitë, por seanca ka vijuar gjithsesi.
Ka akuza për vjedhje të zgjedhjeve dhe këto janë fakte të provuara. Ai program ishte si një broshurë me disa faqe. Kryeministri, i cili ka për detyrë të paraqesë alternativën pse kërkon votëbesimin, e shmangu këtë detyrim.
Zoti Bardhi kërkoi fjalën, nuk ia dhanë. Ai u ngrit, dhe në atë moment, zoti Peleshi i jep fjalën kryetarit të grupit të PS-së.”, tha Boçi.