Edhe pse pritej që sot të ishte takimi i parë mes kryeministrit Edi Rama dhe eurodeputetit Fredi Beleri, kjo gjë nuk ka ndodhur. Shkak është bërë vonesa e Belerit në takimin, ku mori pjesë delegacioni i BE-së.

Mësohet se në takimin e 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, morën pjesë 10 deputetë të Parlamentit Evropian, të cilët u ulen bashkë me Parlamentin Shqiptar. Beleri qëndroi për disa minuta në pritje në derën e Kryesisë së Kuvendit, ku u përball dhe me një incident. Disa qytetarë e pritën me protesta, duke akuzuar Belerin për masakrën e Peshkopisë.

Kjo ishte vizita e parë e Fredi Belerit në vendin tonë, në rolin e eurodeputetit. pas përplasjeve të fundit për burgosjen e tij, me Greqinë.