Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin Breaking në Top News për të folur për zhvillimet e fundit.
Teksa u diskutua vizita e kreut të SPAK, Altin Dumani, në SHBA, dhe pritet që mandati i këtij të fundit të mbarojë në dhjetor, avokati tha se do të kemi një konflikt mes Ramës dhe Uashingtonit.
“Do ketë konflikt se do kalojë në parlament. Uashingtoni ka thirrur kreun e SPAK kur këtij po i mbaron mandati. Si mundet politika e madhe botërore të thërrasë dikë në zyrë kur nuk dihet a do jetë më ky apo jo.
Dy janë arsyet, ose duan ta involvojnë për ta sjellë në një pozicion tjetër të rëndësishëm ose duan ta lënë aty ku është. Po atje ku është nuk e lënë dot se e ndalon ligji. Kështu mbetet arsyeja e parë. Cila mund të jetë detyra tjetër që i duhet Uashingtonit? Ministër i Drejtësisë, se nuk ka tjetër.
Ka fuqi Rama të konfliktohet me Zeusin? E pamundur. Është konfliktuar ndonjëherë me Zeusin Rama? Kurrë nuk e kemi parë. Ai tjetri që është konfliktuar, Saliu, e shihni si vërtitet.
Enver Hoxha me komunistët i quanin amerikanët Xhandari ndërkombëtar. Amerika nuk involvohet, kërkon.
Ne dimë vetëm kaq, që kanë thirrur Dumanin dhe dimë që këtij i mbaron mandati. Do presim të shohim ça do bëhet. Nuk dimë cfarë pozicioni do mbajë Rama? Ka pasur raste, më kanë thënë ata që Rama nuk u ngrinte telefonin, ekspertë të tyre ma kanë thënë, por ishte në fillim, se kur vijnë në fillim në pushtet këta kujtojnë se janë monarkë absolutë. Këta mund të jenë monarkë absolutë, por vetëm në 28 mijë km katrorë. Jo në botë, dhe nuk e njihnin mirë forcën e Uashingtonit. E mban mend si e hoqën Saliun nga çadra? E pe si iku, ashtu të heqin ata. Urtë e butë dhe plot tigani, thonë gjirokastritë. Të shohim sa i aftë do tregohet Rama si politikan,” tha Ngjela.