Analisti Arjan Curi, detajin që e ka veçuar nga Asambleja Kombëtare e PS përveç prezantimin të emrave të kabinetit të ri, është deklarata e Edi Ramës për të ulur numrin e deputetëve të Parlamentit.
Nga studio e Top Story këtë mbrëmje, Curi tha se bërja e Parlamentit me 101 deputetë, nga 140 që aktualisht ka, do të thotë që vendi të qeveriset nga dy parti. Ai e sheh këtë si një shtrirje dore ndaj Berishës.
“Rama sot plasi bombën, parashikon si reformë kushtetuese që zvogëlon parlamentin me 101 deputetë. Kjo do të thotë që ky vend shkon drejt një vendi që qeveriset nga dy parti dhe zhduken partitë e vogla. Është një ‘2008 2.0’, shtrirje dore ndaj Berishës”, u shpreh Curi.
Ndërkohë propozimin e Edi Ramës për shkarkimin e Erion Veliajt dhe kandidimin e Ogerta Manastirliu për bashkinë e kryeqytetit, e sheh si një ‘varrosje politike’ të Veliajt.
“Veliaj u varros përfundimisht sot politikisht. Kanë mbetur dy zgjatime të Veliajt, Ervin Dema dhe Toni Gogu që si duket u shpërblye… mendoj se Gogu dhe Dema që ishin konceptuar si njerëz të Veliajt, rikthehen në qeveri, por më të vegjël”, u shpreh ai.
Top Channel