Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim në ‘Vilën 30’ me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili ishte i shoqëruar nga zëvendësministrat e Brendshëm dhe anëtarë të kabinetit të tij. Mësohet se takimi ka nisur në orën 09:00 dhe ka përfunduar rreth orës 10:30. Më pas, në rezidencë ka mbërritur edhe ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.
Sipas burimeve, të pranishëm në takim ishin edhe drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, dhe ai i “Illyrian Guard”, Florenc Spaho.
Detaje të tjera nga takimi nuk janë bërë ende të ditura. Ndërkohë që vlen të theksohet se ky takim vjen në të njëjtën kohë teksa po zhvillohet edhe procesi i intervistimit të 14 kandidatëve për postin e kreut të Policisë së Shtetit.
