Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës, nisur edhe nga rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit.

Fjalën i pari e mori deputeti i opozitës, Flamur Noka, i cili hodhi akuza ndaj qeverisë se ka ndërhyrë në zgjedhjet lokale.

“Në Shqipëri ka një mentalitet të tillë se kryeministri thoshte po votuat opozitën do ju lëmë pa ujë e pa drita. Jeni duke e çuar Shqipërinë në skajet e të pamundurës. Po i thoni shqiptarëve që ju shkelim e ju konsiderojmë si vemje”, tha Noka ndër të tjera.

Pjesë nga fjala në Parlament:

“Ka një regjim narko-regjim. Në Shqipëri u tregua ditën e dielë që vija ndarëse mes partisë së pushtetit dhe shtetit nuk ekziston. Në Shqipëri parti shtet ishin të gjithë krim, të gjithë ishin garnizon i PS-së për të blerë, vjedhur, dhunuar e terrorizuar procesin zgjedhor me një kusht që Rilindja të merrte 100% të pushtetit.

Banda e qeverisë shkoi në zgjedhje me një moto, nuk kishte gjë më të neveritshme e asnjë arsye të ndodhte në Shqipëri një gjë e tillë. Në Shqipëri ka një mentalitet të tillë se kryeministri thoshte po votuat opozitën do ju lëmë pa ujë e pa drita. Jeni duke e çuar Shqipërinë në skajet e të pamundurës. Po i thoni shqiptarëve që ju shkelim e ju konsiderojmë si vemje. Elbasani e tregoi qartësisht këtë, të burgosurit voton nga tre a katër herë.

Vetëm që i gjithë pushteti i sovjetëve të mos takohet askund me votën e lirë, jeni regjim kriminal. Nuk ka asnjë rrugë tjetër më me ju, shkoi kursi i euros 100, jeni në vetë? Kurrë nuk ka rënë në këtë nivel. Ishin 500 mln euro të korrupsionit e krimit për të vrarë votën e lirë. Prisni përgjigjen që do i jepet çdo bande me pushtet e pa pushtet.”- tha Noka./ Top Channel