Ministrja e Inteligjencës Artificiale e Shqipërisë, Diella, është ‘shtatzënë’ me 83 asistentë dixhitalë”, tha kryeministri Edi Rama në punimet e Dialogut Global në Berlin.

Kjo deklaratë ka bërë bujë, duke bërë xhiron e mediave europiane. Edhe zëvendësshefi i Zëdhënësve të Komisionit Evropian, Olof Gill, u përball sot me këtë deklaratë të kryeministrit Rama.Gjatë një konference për shtyp, ai u pyet se çfarë qëndrimi ka Komisioni Europian që një vend kandidat, që aspiron për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, ka pjesë të kabinetit qeveritar një ministre virtuale dhe që e cila është “shtatzënë”.

Zëdhënësi i Komisionit Europian nuk arriti të japë një përgjigje domethënëse për gazetarin, ndërsa uroi Diellën për “shtatzëninë”.