Një turist amerikan i është bashkuar ditën e sotme protestës qytetare para godinës së Kryeministrisë. Me një pankartë në dorë, turisti amerikan u ngjit në podium, mori mikrofonin dhe tha ‘ne nuk jemi të frikësuar’.
“Edi Rama, ne nuk jemi të frikësuar”, tha turisti amerikan nga protesta.
Kjo deklaratë ishte si përgjigje ndaj deklaratës të mëparshme të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se protesta po dëmton turizmin dpasi të huajt po tremben duke anuluar vizitat në Shqipëria.
