Kryeministri Edi Rama do të thërrasë në një mbledhje kabinetin qeverisës, për herë të parë në këtë vit.

Mësohet se mbledhja do të mbahet të premten (më 9 janar), teksa në fokus të takimit do të jenë objektivat kryesore dhe prioritetet e qeverisë për vitin 2026, si dhe përcaktimi i drejtimit strategjik të punës për muajt në vijim.

Mbledhja pritet të mbahet në Pallatin e Brigadave dhe do të shërbejë për një analizë të projekteve dhe reformave që qeveria synon të çojë përpara gjatë këtij viti.