Kryeministri Edi Rama ka thirru sot në një takim kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi dhe krerët e Komisioneve Parlamentare.

Mësohet se takimi do të mbahet me për nisjen e punës së komisioneve javën e ardhshme, pasi në seancën e kaluar Kuvendi miratoi kryetarët, nënkryetarët dhe listën e anëtarëve të Komisioneve Parlamentare.

Nga 11 komisione, mazhoranca do drejtojë 7 prej tyre dhe 4 të tjerët i janë lënë opozitës. Aty ku kryetarët janë të PS, nënkryetarët do të jenë nga PD dhe anasjelltas. Ndërkohë, nuk dihet nëse në takimin e sotëm do jenë edhe demokratët që janë drejtues komisionesh.