Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi publik, iu përgjigj me ironi disa kritikave që kishte marrë nga burra që e kundërshtonin për lavdërimet ndaj grave. Ai theksoi se mbështetja e grave dhe vajzave për PS është shumë më e lartë se ajo e burrave, duke theksuar se kjo është një arsye më shumë për t’i vlerësuar.
“Kam pasur disa ankesa dhe mesazhe nga disa burra që ankohen, dikush më shkruan: ‘çka ke, lavdëroi sa të duash gratë’. Nuk e di si mendoni ju. Unë mendoj se ata burra që na ikin sepse nuk kuptojnë pse gratë duhen lëvduar më shumë, nuk na duhen,” u shpreh Rama.
Ai theksoi se nuk ofendon burrat, por mbështet vetëm ata që ndajnë të njëjtat vlera: “Ata burra që, njësoj si gratë, mbështesin PS janë jo vetëm të zotë. Ata në kënetë për mua janë politikisht çyryk. Nëse mërziten, më vjen keq, por unë nuk mërzitem.”
