Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me kritikat për nismën e vonuar të lirimit të hapësirave publike, nga ndërtimet pa leje.
Rama theksoi se dhe personat përgjegjës për kontrollin dhe mbrojtjen e territorit do të marrin ndëshkimin e merituar për abuzimet që kanë lejuar dhe nuk kanë denoncuar.
“Shkelja është shkelje në çdo kohë, vepra penale është vepër penale. Nuk ka pse i la shteti, pse polici nuk e pa, ai tani nuk duhet kapur. Jam dakord me njerëzit që thonë këta i bënë, po ata tjerët që i panë, që i lanë. Nuk bëhet fjalë për ndërtesa në fund të botës, por që janë kudo. Ata tjerët që i panë dhe i lanë, do të jenë pjesë e një zinxhiri përgjegjësish të ndara dhe çdo zonë, do të ketë përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Paçavuret që janë për t’u çuar nëpër shkolla riedukimi, për t’u thënë njerëzve shiko ç’të bën analfabetizmi i ca inspektorëve në Vlorë, që certifikojnë çdo lloj shkelje të mundshme, s’do të jenë më të mundura sepse do të dënohet inspektori drejtpërdrejtë”, tha Rama.