Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu thumbat dhe batutat në Komunitetin Politik Europian, teksa u takua me presidentin Emmanuel Macron dhe presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Heydar oghlu Aliyev.
Rama bëri shaka me deklaratën e përsëritur disa herë nga presidenti amerikan Donald Trump, se ndaloi luftën mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Këto batuta nuk i kanë shpëtuar mediave ruse, të cilat i kanë bërë jehonë.
RT ka postuar videon ku shfaqet Rama me Macron dhe Aliyevi, e cila është bërë tepër virale.
Albanian PM jokes about Trump's claim that he ended the war between 'Azerbaijan and Albania'
— RT (@RT_com) October 2, 2025
'You should make an apology to us,' Rama tells Macron
'Because you didn't congratulate us for the peace deal that President Trump made between Albania and Azerbaijan' pic.twitter.com/0bVbZ03dFW