Kryeministri Edi Rama vizitoi kompleksin industrial në Durrës, ku shkëmbeu disa batuta me punonjësit e huaj.
Rama i inkurajoi ata të përparojnë në mësimin e gjuhës shqipe, duke shtuar me humor se kjo u nevojitet edhe për të “mallkuar” në mënyrë korrekte.
“Nuk e di sa kanë ecur me gjuhën shqipe punonjësit e huaj që keni këtu, por duhet të mësoni shqip, sepse duhet të mësoni si të dashuroni dhe të mallkoni,” u shpreh kryeministri, duke bërë të qeshin të pranishmit.
