Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Ditës Botërore të Rojeve Mjedisore, duke vënë në pah rolin e rëndësishëm që kanë gratë në mbrojtjen e natyrës.
Në një postim në “Facebook”, kreu i qeverisë ka ndarë mesazhe domethënëse nga Genta dhe Irma, dy roje mjedisore nga zonat e mbrojtura të vendit.
“Mirëmëngjes 😊 dhe në Ditën Botërore të Rojeve Mjedisore, me mesazhet kuptimplota të Gentës dhe Irmës nga zonat tona të mbrojtura, si simbol se natyra bëhet edhe më e bukur kur pjesë e përkujdesjes për të janë gratë”, shkruan kryeministri Rama.
Kreu i qeverisë thekson se përkujdesja për mjedisin është një përgjegjësi e përbashkët, ku secili individ ka një rol për ta ruajtur këtë pasuri të përbashkët.
