Kryeministri Edi Rama ka shprehur urimet e tij për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke ndarë momente nga vizita e tij e fundit në Prishtinë.
Në postimin e tij në Facebook, Rama ka publikuar fotografi të takimeve me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.
Ai gjithashtu ka shprehur keqardhje për mosmarrjen pjesë në festimet popullore në shenjë solidariteti me katër ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët ndodhen aktualisht në Gjykatën e Hagës, duke e cilësuar këtë situatë si një padrejtësi ndërkombëtare.
