Pas një ngërçi të zgjatur politik, Kosova i jep fund një prej nyjeve të rëndësishme institucionale, duke zgjedhur Presidenten e re të Republikës.

Së fundmi ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e quan një zhvillim që rikthen funksionimin e plotë institucional dhe vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën, rajonin dhe Europën.

“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën.

Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente”, shkruan Rama.