Kryeministri Edi Rama ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi ka ndryshuar foton e profilit dhe atë të kopertinës në Facebook, duke vendosur imazhe me flamingo. Ky ndryshim ka ngjallur menjëherë reagime dhe komente ironike në skenën politike.

Ndër zërat kritikë ka qenë deputetja Marjana Koçeku, tashmë e larguar nga Partia Socialiste, e cila ka reaguar me një satirë ndaj situatës. Ajo ka përdorur si simbol një nga kullat e diskutueshme që po ndërtohet në qendër të Tiranës, pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, duke e kthyer reagimin e saj në një mesazh kritik me nota humori dhe ironie.

Screenshot