Kryeministri Edi Rama ndodhet në vizitë zyrtare në Katar, ku është takuar me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.
Në një postim në Facebook, Rama ndau pamje nga takimi dhe shkroi se bisedimet u fokusuan në thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë.
“Doha, Katar – Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë”, tha Rama.
