Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje lidhur mbledhjet e grupit parlamentar socialist, të zhvilluar në orët e fundit.

Në një postim në Facebook, ai bëri të ditur se janë diskutuar çështje kyçe, përfshirë procesin e komunikimit me organizatat socialiste për “Punët e Shqipërisë”, ecurinë e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, si dhe kalendari i nismave ligjore të lidhura me këtë proces. Në fokus të diskutimeve kanë qenë gjithashtu aktivitetet e planifikuara në kuadër të “Majit të Europës” dhe organizimi i ritakimeve ndërbrezore në prag të 35-vjetorit të Partisë Socialiste.

“Sot në mbledhjen e zgjeruar të fundmuajit, me grupin parlamentar dhe qeverinë, diskutuam për ecurinë e procesit të komunikimit me organizatat socialiste për ‘Punët e Shqipërisë’, për ecurinë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, e për kalendarin e nismave ligjore të lidhura me anëtarësimin, si edhe për ‘Majin e Europës’ dhe ritakimet e brezave në vigjilje të 35-vjetorit të Partisë Socialiste”, ka shkruar Rama.