Ish-politikani Nikoll Lesi ishte i ftuar sot në emisionin “Shqiperia Live”, ku foli në lidhje me vendimin e kryeministrit Edi Rama për të kandiduar Ogerta Manastirliun për bashkinë e Tiranës.

Lesi tha se në selinë e Partisë Demokratike kanë nisur lëvizjet, duke thirrur Ilir Alimehmetin në seli. Por sipas Lesit, ai nuk do ishte kundërshtari i denjë përballë Manastirliut,  cila është 10 hapa pra.

“Më kanë njoftuar që pak më parë kanë thirrur Ilir Alimehmetin në selinë e Partis Demokratike. Nuk e di nëse e kanë thirrur pasi doli emri i Ogerta Manastirliut si kandidate. Unë do i këshilloja që më mirë të kandidonte si kryetar i PD, se sa për bashkinë Tiranë. Manastirliu është 10 hapa para në këtë moment.

Teoria e Primareve është mashtruese për mu dhe nëse Ilir Alimehmeti hyn në primare nuk del si kandidat. Ai është demokrat, intelektual por jashtë kornizave të PD-së”– tha Lesi.