Pas përplasjes për UÇK-në pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Kosovës, Albin Kurti janë parë pranë njëri – tjetrit në Londër, gjatë Samitit të Berlinit.
Siç shihet edhe në këto pamje që janë publikuar nga mediat e huaja, Rama qëndron pranë Albin Kurtit, të cilët kanë zhvilluar edhe një takim me mbretin Charles III. Takimi është zhvilluar paditen e djeshme, gjatë një pritjeje që iu be udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor në Pallatin “St James”, Londër.
Në këtë samit marrin pjesë liderët e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, si edhe përfaqësues të vendeve të BE-së dhe të Britanisë së Madhe, e cila këtë vit ka kryesinë e procesit.