Në Tiranë po zhvillohet dita e 34-t e protestës së përditshme, ku gjatë tubimit janë dëgjuar deklarata të forta nga disa pjesëmarrës, të cilët kanë ngritur akuza ndaj qeverisë dhe mënyrës së ndërhyrjes së policisë.

Gjatë protestës, një prej qytetarëve ka mbledhur disa nga bombulat bosh të gazit lotsjellës të përdorura një ditë më parë nga policia gjatë përplasjes me protestuesit, duke i përdorur ato si simbol gjatë fjalës së tij.

“Ja ku është prova e krimit. Rama ka lekë të blejë nga Serbia bomba kundër popullit por jo t’i japë pensionistëve. Se po pastrojmë dhe mbeturinat e mbeturinave. Ja ku është prova këto përdoren për kafshë ai i përdori kundër popullit të tij. Ia bëra varëse në mënyrë simboli sepse do ta bëjmë një ditë nuse dhe di t’ia varim gjerdanin”, u shpreh ai gjatë tubimit.

Protesta vijon nën monitorimin e autoriteteve, ndërsa deklaratat e pjesëmarrësve kanë pasqyruar tonet e ashpra të debatit politik gjatë ditës së 34-t të tubimit.